Kontrolle në “Tabanoc”! Katër autobusë dhe dy automjete kanë transportuar udhëtarë pa dokumentacion përkatës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në kontrollet në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ka konstatuar se katër autobusë dhe dy automjete tjera kanë realizuar transport ndërkombëtarë të udhëtarëve pa dokumentacion përkatës. Nga MPB shtojnë se Inspektorati Shtetërorë për Transport ka sanksionuar shoferët dhe automjetet.

“Gjatë kontrollit të autobusit me targa të Gostivarit që po drejtohej nga S.B.(43) nga Prilepi, autobusit me targa të Tetovës që po drejtohej nga A.L. nga fshati Çelopek i Tetovë, autobusit me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.D. (63) nga Shkupi dhe S.T. (52) nga fshati Kosovrasti i Epërm i Dibrës dhe autobusit me targa kombëtare daneze, që po drejtohej nga R. S.(42) dhe Sh.I.(52), të dy nga fshati Nerashtë, komuna e Tearcës, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion përkatës. Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve “Mercedes” me targa regjistrimi të Strumicës, që po drejtohej nga B.M. (25) nga Strumica dhe automjeti i pasagjerëve “Citroen” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga B.M. (37) nga Shkupi, është konstatuar që kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa pasur dokumentacion të rregullt”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet