Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena Komunale.
Qyteti i Shkupit, si qytet i bashkëjetesës dhe solidaritetit, nuk guxon të jetë qendër dhune dhe përplasjesh me armë zjarri dhe krijimi i tensioneve ndëretnike mes bashkëqytetarëve tanë.
Politika po merr vrull dhe në asnjë rast nuk duhet të ndikojë në profesionalizmin e drejtimit të institucioneve.
Pavarësisht menaxhimit të shkëlqyeshëm dhe profesional të ndërmarrjes publike Higjiena Komunale nga Zudi Enuzi, kodi im i etikës nuk e lejon atë të vazhdojë të menaxhojë ndërmarrjen. Për këtë arsye ai u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës, ka njoftuar kështu Danela Arsovska kryetare e Qytetit të Shkupit.