Komunikacioni zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.