Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoninë e Veriut zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata. Komunikacioni në autostrada do të zhvillohet sipas regjimit të miratuar kohor të komunikacionit.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
LAMM njofton se prej datës 23.10.2023 do të fillojë rikonstruimi i pikëpagesës në Zhelinë, në rrugën shtetërore A – seksioni Shkup – Tetovë.


