Zëvendëskryeministri Artan Grubi sot ka dënuar komentet negative ndaj këngëtares maqedonase Antonia Gigovska, e cila u përzgjodh për të performuar në “Peace Festival”, me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, përcjell TV21. Grubi tha se
“E patë për shembull se çfarë reagime kishte se pse një këngëtare maqedonase vendosi që të këndojë në festival përkushtuar Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, 21 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes, kjo është për keqardhje. Por 10 apo 20 persona që komentojnë në rrjete sociale nuk mund të jenë pasqyrim për shoqërinë tonë, sepse është e kundërta. Unë jam i bindur se nesër do të kemi në festival mijëra qytetarët, të cilët bashkë do të nisin një traditë të re”, tha Grubi.


