Në edicionin e radhës të emisionit “Klan Debat”, i udhëhequr nga Ljubisha Nikollovski, mysafir do të jetë Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Emisioni fillon nga ora 20:30 ditën e enjte, më 24 tetor në televizionin Klan Macedonia.
Në këtë debat, do të diskutohet një nga temat më të rëndësishme dhe aktuale se a po kërcënohet vendi nga destabilizimi, por do të diskutohen edhe temat tjera të rëndësishme lidhur me sigurinë publike, sfidat që përballet ministria dhe politikat e reja që synojnë përmirësimin e rendit dhe sigurisë në vend.
Për një debat të thellë dhe informues, mos e humbisni këtë mundësi për të dëgjuar drejtpërdrejt mendimet e Ministrit Toshkovski. Këto tema janë më të rëndësishme se kurrë në kohën aktuale, dhe “Klan Debat” do të ofrojë një platformë për diskutime të hapura dhe konstruktive.