Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që derivatet e naftës të lirohen pas mesnate. Sipas vendimit të KRRE-së, dizeli lirohet për 6,00 denarë për litër ndërsa benzina për 5,00 denarë. Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri lirohet për 5,50 denarë për litër.
Nga data 17.03.2022 pas orës 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës janë këto:
EUROSUPER BS 95 81,50 denarë për litër
EUROSUPER BS-98 83,50 denarë për litër
EURODIZEL 79 denarë për litër
Vaji Ekstra i Lehtë 75.50 denarë për liter