Këshilltari i LSDM Dimitrievski kërkon mbikëqyrje inspektuese në komunën e Tetovës për shkak të gjendjes në Këshill

Ilija Dimitrievski, këshilltar nga radhët e LSDM-së në Këshillin e Komunës së Tetovës përmes kumtesës drejtuar mediumeve informoi se për shkak të gjendjeve në Këshill, u ka dërguar parashtresa institucioneve adekuate.

“Për shkak të konstatimit të qartë të gjendjes faktike me gjendjen e sapokrijuar me shpërndarjen e Këshillit të Komunës së Tetovës dhe mënjanimit të dyshimeve të mundshme për atë se Këshilli i Komunës së Tetovës me veprimin e vet ka shkaktuar shpërndarjen dhe ka kontribuuar që eventualisht të organizohen zgjedhje të reja lokale për Këshillin, si qytetar, iu drejtova me shkrim institucioneve kompetente, Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale dhe Inspektoratit financiar në sektorin publik, me Kërkesa për kryerje të mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese në Komunën e Tetovës për konstatimin e gjendjes faktike”, thotë në kumtesë këshilltari Ilija Dimitrievski.

Në fund të prillit, këshilltari Dimitrievski, përmes kumtesës informoi se kryesia aktuale e Tetovës manipulon kur thotë se janë përmbushur kushtet për shpërndarje të këshillit.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet