Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në Click Plus në Televizionin 21 ka dhënë detaje të reja për incidentin tek sheshi Skënderbeu.
Ai ka thënë se përpos Isuf Kokës që u arrestua për përdorim të armës janë arrestuar edhe tre persona të tjetër që ishin në vendin e ngjarjes.
Shtoi se polic në vendin e ngjarjes kishte aq sa ishte e nevojshme.
“Për incidentin, që u shkaktua e kemi arrestuar personin që përdori armën dhe shtiu me të i është caktuar edhe masa e paraburgimit prej tetë ditësh. Pastaj, kemi arrestuar edhe tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve poashtu mbante armë por nuk e kishte përdorur dhe dy persona tjerë që kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndihmuar prishjen e rendit dhe qetësisë me veprimet e tyre”, tha Spasovski.