Kasami “reklamohet”, tetovarët ankohen

Gjersa kreu i Komunës së Tetovës bën shëtitje puro politike në Zvicër për të promovuar Lëvizjen Besa, tetovarët vazhdojnë të ankohen për gjendjen në të cilën është katandisur Tetova.

Banorët thonë se nga dita e djeshme ankohen se uji i pijshëm ka marrë ngjyra interesante dhe kundërmon erë të keqe dhe nuk është i pijshëm.

Sipas Instituti të Shëndetit Publik në Tetovë, për ta eliminuar këtë dukuri që shfaqet në vjeshtë, duhet të mbrohet zona e burimit.

“Duhet të bëhen tre zona mbrojtjeje, e para ajo e ndalesës, e kufizimit dhe ajo epidemiologjike, atje ka të formuar zonë por nuk është e mbrojtur dhe e dyta, në filtër stacion mund të kontrollohet përmes karbonit aktiv apo ozonimit, pra është e mundur që në stacion filtrimi të përdoret karboni aktiv dhe jo ozonimi”, u shpreh Ratko Davitkovski. Drejtues i IPSH Tetovë.

Që një ditë më parë një numër i madh i banorëve të Tetovës kanë reaguar për aromën e rëndë të ujit, ndërsa nga mëngjesi i sotëm, shkaku i kalbjes së gjetheve që bien në burim, uji ka ndryshuar edhe ngjyrën.

 

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet