Që nga marrja e mandatit të Tetovës, Bilall Kasami është ankuar për borxhe të mëdhaja dhe bllokada të komunës së Tetovës. Ai gjatë këtyre muajve është ankuar për borxhin e madh që ka komuna nga mandati i Teuta Arifi duke i publikuar në billborde borxhin e komunës prej 24 milionë Eurove. Kasami është ankuar edhe për bllokimin e komunës së Tetovës nga institucionet shtetërore dhe kompanitë private që nuk ka arritur të bëjë asnjë pagesë shkaku i bllokimit të xhirollogarisë së komunës së Tetovës.
Përkundër bllokimit dhe vajtimit të madh, Bilall Kasami e ka lëshuar dorën duke gjetur mundësinë e parë për të paguar Lëvizjen BESA ku edhe është kryetar i asaj partie.
Me datë 09.02.2022 ka lëshuar 10 mijë denarë, ndërsa me 11.02.2002 ka lëshuar 352 mijë denarë para nga komuna e Tetovës që janë lëshuar Lëvizjes BESA të Bilall Kasamit. Bilalli i komunës i lishon Bilallit të BESËS pra mjete nga komuna edhe pse komuna është në gjendje të mjerueshme siç thotë vetë kryetari i komunës.
Komuna deri para disa muajve ka qenë e bllokuar me një limit prej 20 milionë denarëve, por siç mëson portali TS tani limiti i komunës së Tetovës është mbi 37 milionë denarë, këtë limit e ka lejuar Gjykata e Tetovës ku Kasami ka gjetur hapësirë për të lëshuar 360 mijë denarëve.
Nuk dihet ende pse i ka lëshuar vetëm Lëvizjes BESA e pse jo edhe partive tjera kjo pritet që komuna e Tetovës të sqarohet për këto pagesa që janë bërë në këtë muaj.
Ndryshe Bilall Kasami në paraqitetjet publike është deklaruar se do të bëjë gjithçka publike dhe komuna e Tetovës do të jetë komuna më transparente në Maqedoninë e Veriut