Kasami “harron” premtimet për parkingje, mbi 6 mijë tetovarë të dënuar nga policia!

Mbi 6 mijë qytetarë të Tetovës kanë pësuar dhe janë dënuar nga policia vetëm për shkak se Komuna e Tetovës ka dështuar të zmadhojë numrin e vend-parkimeve apo të gjej zgjidhje adekuate për qytetarët edhe pse një gjë të tillë e kishte premtuar në zgjedhjet lokale dhe ato të jashtëzakonshme për këshillin Komunal.

Sipsa informacioneve nga SPB Tetovë, 6.373 janë dënuar për parkim të paligjshëm.

Gjithashtu sipas njoftimeve numri më i madhë i dënimeve janë shqiptuar në muajin e fundit të 2022, 822 dënime, nëntorë 772, tetorë, 711 dhe korrik 691

“Kundërvajtësit do të përballen me gjoba që, në varësi të kundërvajtjes, variojnë nga 45 deri në 180 euro në kundërvlerë në denarë. Automjetet të cilat pengonin lëvizjen normale të përdoruesve të tjerë të rrugës janë marrë nga “shërbimi merimangë” i Tetovës. Kështu që numri i përgjithshëm i tyre vitin e kaluar ishte 4.432 automjete të ngritura”, informoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Përndryshe, nga ky sektor njoftuan se kanë intensifikuar aktivitetet për rend dhe siguri më të madhe me parkingjet në Tetovë. Ndërkaq, dje policia ka ndërmarrë 21 masa të cilat janë sanksionuar automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonën qendrore të qytetit.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet