Kasami hapave të Taravarit, Besa “shkrihet” në VMRO!

Kreu i Lëvizjes Besa dhe i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka pranuar se pas prishjes së koalicionit me LSDM-në kishin lidhur menjëherë koalicion me VMRO-DPMNE-në e Hristian Mickoskit, të cilën e zyrtarizoi sot, duke ndjekur dhe mbështetur fuqishëm politikën anti-shqiptare dhe anti-evropiane të VMRO-DPMNE-së, njofton indeks.mk

Përveç se ndjek dhe mbështet politikën anti-evropiane, kreu i Lëvizjes Besa po ndjek qorrazi politikat të cilat po i udhëheq kreu i Gostivarit i cili vazhdon ta mbajë “lidhjen” sekrete me VMRO-në në Gostivar.

Duke e ndjekur  Taravarin dhe këshillat e tij, Kasami mësohet ta ketë shpërblyer me tre poste drejtorësh VMRO-DPMNE-në e cila me ardhjen e Kasamit lëshoi rënjë në Komunën e Tetovës.

Kujtojmë, VMRO-DPMNE-ja në Komunën e Tetovës para kësaj marrëveshje me Besën kishte sekretarin e Komunës, dhe zëvendës drejtorin e njërës nga ndërmarrjet publike, poste të marra me ardhjen e Kasamit.

Me marrëveshjen e re, Kasami ka fuqizuar krahun anti-evropian në Tetovë, njëjtë siç ka bërë Taravari në Gostivarë që gjithashtu partisë së Mickoskit i ka ofruar Sekretarin e Komunës së Gostivarit dhe disa drejtori shkollash e drjetori ndërmarrjesh./indeks.mk/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet