Kasami “gënjeu” qytetarët, më shumë se 11 muaj Komuna e Tetovës pa trajtim për qentë endacakë

Më 31 maj komuna e Tetovës ka hapur tender për kompani që trajtojnë qen endacakë. Sipas dokumentacionit që ka hapur komuna e Tetovës  kompania do të duhet që qentë t’i grumbullojë  dhe t’i trajtojë.

Në Tetovë që nga korriku i vitit 2021 askush nuk i trajton qentë endacakë. Kryetari i Tetovës i pyetur ditë më parë se pse  nuk ka asgjë konkrete në terren  ai u përgjigj:

 “Nuk mund të konstatojmë se nuk është marr asnjë hap, janë procedurat ashtu.  Pa asnjë procedurë unë nuk do ta bëj veprimin e kryetares paraprake.  Ta bëj punën, dhe më pas janë zgjedhur operatorët  unë duhet t’i respektojë procedurat ligjore edhe pse në këtë rast janë të zgjatura edhe të stërzgjatura, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Por si janë procedurat sipas Kasamit?

“Jemi në komunikim me kompaninë që jemi dakorduar gojarisht që të realizojë këtë si projekt. Jemi në dakordimin e procedurave formale juridike  që ne duhet të realizojmë të njëjtën. Por do të duhet të hapet tender  të aplikojë kompania apo shoqata dhe ku do të përmbyllet kjo të vazhdojë realizmi.” 

Gazetari: A do të thotë kjo se ju i keni kurdisur tenderët, pasi..?

“Jo, jemi duke biseduar paraprakisht pasi që është një shoqatë e cila ka dhënë një mundësi më të të mirë për realizimin e këtij projekti. Ne prandaj flasim për procedura tenderimi formale  ku çdo kompani çdo shoqatë do të mund të aplikojë. Pra ne nuk  kemi marr ndonjë veprim paraprak që do krijoj konkurrencë jolojale”, tha Kasami.

Por çfarë kishte deklaruar kryetra i komunës më 30 prill!? Atëherë kur dështoi projekti që në Bërvenicë të ndërtohet strehimore  për qentë endacakë.

 “Komuna e Tetovës veç ka planin B që ne jemi në realizim e sipër. Janë konsultimet finale të formës së realizimit të procedurës për  përkujdesjen e qenve endacakë përmes shoqatës “Amos”, përmes të cilës paraprakisht kemi dakordësi. Tash shikojmë format juridike si do bëhet lidhja e kontratës”, kishte thënë Kasami.

Se kush do t’i trajtojë qentë endacak në Tetovë pritet të shihet në fund të muajt qershor kur edhe do të duhet të përfundojnë procedurat  e tenderimit.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet