Karvani ekonomiko-diplomatik në Rajonin Planor Jugperëndimor

Në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Byrosë për Zhvillim Rajonal, do të realizohet karvani i diplomacisë ekonomike në Rajonin Planor Jugperëndimor (RPJP). Karvani, i cili është i pari i këtij lloji, ka për qëllim që t’i prezantojë dhe promovojë potencialet ekonomike të kompanive vendore dhe t’i njoftojë përfaqësuesit e korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut me mundësitë për investime në RPJP.

Agjenda e karvanit ekonomik-diplomatik parasheh aktivitete në tri qendrat më të mëdha ekonomike në RPJP – komunën e Kërçovës, të Ohrit dhe të Strugës, ku ndodhet edhe selia e Qendrës për Zhvillim të rajonit.

Ngjarja kryesore e Karvanit që do të mbahet në Strugë, në hotel “Izgrev”, ku është planifikuar të nënshkruhet Memorandum të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Byrosë për Zhvillim Rajonal dhe do të mbahen prezantime të kompanive vendore të orientuara drejt eksportit.

Pas nënshkrimit të Memorandumit janë paraparë deklarata të zëvendësministres së Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki, drejtorit të Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi dhe Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës dhe kryetar i Këshillit Zhvillimor të RPJP-së.