Kancelari gjerman, Olaf Scholz nesër viziton Shkupin!

Kancelari gjerman Olaf Scholz sot e ka filluar turneun e tij ballkanik, duke vizituar fillimisht Kosovën dhe Serbinë. Ai të shtunën do të vizitojë Maqedoninë e Veriut të shtunën dhe Bullgarinë, transmeton Portalb.mk.

Scholz do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Shkup, ndërsa janë planifikuar edhe bisedime plenare ndërmjet dy delegacioneve. Pas takimit, Kovaçevski dhe Scholz do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Nga Shkupi, kancelari gjerman do të niset për në Sofje për takime me kryesinë shtetërore bullgare.

Temat e takimeve në Shkup dhe Sofje pritet të jenë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, zgjerimi i BE-së dhe lufta në Ukrainë.

Scholz sot e ka filluar turin dyditor në Ballkanin Perëndimor, në agjendën e të cilit janë vizitat në Kosovë dhe Serbi. Ai do të vizitojë edhe trupat gjermane në Prishtinë në kuadër të KFOR-it. Më pas ai do të udhëtojë në Beograd për bisedime me zyrtarët e lartë të Serbisë.

Në mbrëmje ai do të udhëtojë drejt Greqisë me ftesë të homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis, ku do të marrë pjesë në një darkë në Selanik me përfaqësues të vendeve të nismës rajonale “Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore” (PBEJ).

Në samitin e PBEJ do të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i jashtëm Bujar Osmani.

Pas qëndrimit në Greqi, Scholz nesër do të vizitojë Shkupin dhe prej andej në Sofje.

Në fokus të turneut të tij ballkanik, siç njoftoi kabineti i tij, do të jetë perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe. Gjithashtu, tema kryesore e bisedës do të jetë, siç u njoftua në Berlin, reagimi i përbashkët ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet