Kamberi: Perspektiva jonë padyshim është vazhdimi i reformave të kërkuara nga BE

Kryetari i kuvendit studentor pranë UNT-së, Abdulselam Kamberi ka shprehur opinionin e tij lidhur me miratimin e propozimit francez nga ana e Kuvendit të RMV-së.

Kamberi ka thënë se me këtë veprim, është përmbushur detyrimi historik si shtet dhe komb.

Shton se hapja e negociatave me BE-në është një hap shumë i rëndësishëm

“Gjithashtu vlenë të potencohet me theks të veçantë se kemi marrë mbështetje të fortë për integrimin tonë europian, i cili do të realizohet në ditën e nesërme në Bruksel, nëpërmjet mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, fillimit të procesit të skriningut dhe fillimit të negociatave. Perspektiva e shtetit tonë demokratik dhe multietnik është padyshim vazhdimi në rrugëtimin e proceseve dhe reformave të kërkuara nga Bashkimi Europian”, ka shkruar Kamberi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet