Dhuna nuk është mjet demokratik dhe disa njerëz me vetëdije dhe tendencë po manipulojnë me qytetarët. Kështu thotë gazetari Borjan Jovanovski për indeks.mk.
Ai thotë se është i rrezikshëm fakti se dikush meqëllim po manipulon me ndjenjat dhe bindjet e qytetarëve që të sjellë ndonjë tension të ri ndër-etnik njëjtë siç ishte me platformën e Tiranës dhe dhunën që u bë me 27 prill.
Megjithatë shton se pas disa vitesh u vërtetua se platform e Tiranës askujt keq nuk i solli.
“Ekziston tendecë e qartë nga disa njerëz që qartësisht manipulojnë në këtë mes, duke manipuluar kështu me ndjenjat e qytetarëve, gjë e cila nuk është e mirë. Këtë e pamë njëherë në protestën e organizuar më 27 prill kur realisht manipulohej me emocionet e qytetarëve. E dijmë se çfarë ndodhi dhe çfarë ndodhi me tensionet rreth të ashtu-quajturës “Platforma e Tiranës”. Ja sot, disa vite më vonë e ashtu quajtura “Platforma e Tiranës”, praktikisht askujt asnjë të keqe nuk i solli. Përkundrazi u mundësoi një numri të madhë të qytetarëve të ndjehen më komot në shoqëri e cila përgjithësisht është e njëjtë për të gjithë. Ajo që më shqetëson mua në gjithë këtë process është manipulimi i bindjes qytetare dhe do u bëja ftesë të gjithëve që bëjnë një gjë të tillë qëllimisht të mendojnë dhe të jenë të vetëdijshëm për pasojat që sjell e njëjta. Dhuna nuk është mjet në një debat demokratik”, tha Jovanovski.
Kujtojmë, mbrëmë në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe Levica u lënduan rreth 47 polic dhe 11 persona u arrestuan.