Në projektin “stop kundër lëmoshës” për shtatë muaj janë mënjanuar gjithsej 2 160 lypsarë dhe pastrues të xhamave të automjeteve në territorin e Qytetit të Shkupit, thotë Ilija Jovanoviq nga organizata joqeveritare “Ndërtojmë të ardhme”.

Jovanoviq në konferencën e sotme para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale potencoi se prej 18 500 deri 20 00 fëmijë lypsarë nuk ndjekin mësim. Sipas tij, mbetet pyetja se sa problemi me lypsarët dhe të drejtat e romëve do të jetë prioritet për institucionet.

“Gjithsej 27 000 familje të uritura dhe të varfra për momentin është gjendja e familjeve sociale. Fëmijët çdo ditë janë në rrugë në moshë të vogël prej 3 deri 13 vjeç dhe ata janë nën mjete narkotike. Kërkoj që MPPS dhe të gjitha Qendrat për kujdes social të përgjigjen penalisht për këto pasoja, strese dhe trauma të përjetuara tek romët të cilët nuk i kanë të drejtat e tyre në tërë Maqedoninë”, deklaroi Jovanoviq.

Shqetësuese, sipas tij, është se të dhënat personale dhe letërnjoftimet e popullatës rome janë shfrytëzuar për vota partiake në zgjedhje nga ana e siç tha, “të gjitha partive politike”.

“Secili kryetar komune ta kryejë punën e vet për qytetin dhe komunën e vet rreth të gjitha kategorive të margjinalizuara”, porositi ai.

Jovanoviq shtoi se organizata do të kërkojë përgjegjësi për gjoja keqpërdorimin e pastruesve të xhamave të automjeteve dhe lypsarëve.

“Disa nëpunës policorë nga stacionet e policisë i mbajnë pastruesit e xhamave të automjeteve dhe lypsarët, lypsarët të cilët vazhdimisht nxirren në shumë stacione policore se u lejohet të lypin dhe të pastrojnë xhama, ndërkaq ligji thotë se nuk është i lejuar ushtrimi i kësaj veprimtarie, do të kërkojmë nga MPB përgjegjësi dhe do të parashtrojmë njoftim se në cilat stacione të policisë i mbështesin të pastrojnë xhama në bulevarde dhe udhëkryqe dhe të lypin”, deklaroi Jovanoviq.

Informoi se me kërkesë të organizatës “Ndërtojmë të ardhme”, stacioni policor Qendër do të kryejë aksion të madh për mënjanimin e lypsarëve në disa lokacione.

Siç theksoi Jovanoviq,. projekti “Stop kundër lëmoshës” është mbështetur nga SP Qendër, Policia kujdestare nga i tërë shteti, SP Bitpazar, Kabineti i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, PTHP Shkup.