Jonuzi: Shqiptarët 20 vite më parë mund ti gjeje vetëm në profesione të ulta, tash i ke gjithandej

Anëtari i kryesisë Qëndrore nga Partia Demokratike Shqiptare, Zija Jonuzi, njëherit drejtor i postës së Ohrit në një prononcim të tijë për 20 vjetorin e Bashkimit Demokratik për Integrim ka folur për të arriturat e kësaj partie.

Ai ka thënë se përfaqësimi i shqiptarëve është hallka më e fortë dhe se tash shqiptarët mund ti gjeshë nëpër të gjitha institucionet e vendit. E kujton se para 20 viteve shqiptarët nuk kanë të përfaqësuar në këtë mënyrë, atëherë siç ai thotë shqiptarët ishin taksist ose shitës, tash thotë se shqiptarët kanë edhe ambassador, ministra e poste të larta në ekzekutiv.

“Në dhjetë vjeçarin e parë shqiptarët kanë luftuar për shkolla të mesme, rast e kemi në sektorin e arsimit, kurse tashmë kjo problematikë tek shqiptarët është e zgjedhur. Shqiptarët 20 vite më parë mund ti gjeje vetëm si taksistë ose si shitës ose në ndonjë profesion shumë të ulët dhe ishin të pakët ata shqiptarë që mund ti gjeje nëpër institucione. Kurse tani shqiptarët i gjenë prej tek institucioni më i ulët deri në ambasador. Domethënë i kanë mbuluar thuajse të gjitha sektorët shtetërorë”, ka thënë Jonuzi.

 

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet