Jonida Maliqi thotë se ruan shoqërinë me Donaldin, vëllanë e ish-të dashurit, ndërsa tregohet diplomatike lidhur me fituesin e BBV

Big Brother VIP është kryetemë thuajse në të gjitha emisionet, në të cilat janë të përfshirë personazhet e njohura.

Jonida Maliqi ishte e ftuar këtë të mërkurë në Ftesë në 5 të Top Channel, ku ndër të tjera foli dhe për shoun real televiziv më të komentuar të momentit.

Duke komentuar katër finalistët, këngëtarja tha se i ka të gjithë miq, përveç Beniada Nishanit që nuk e njeh personalisht.

(Foto: Instagram/jonidamaliqi)

Por, e pyetur për artistin që ajo mendon se do të fitojë çmimin e madh, Jonida dha një përgjigje diplomatike.

“Einxheli është vajza e fortë që ia del gjithmonë. Donaldi është ai djali që është dhe jashtë. Iliri me pjekurinë e tij është shumë strateg. Beniada është vajza që do të donim të gjitha ta kishim shoqe. Nuk dua të jap një emër, sepse nuk dua të ndikoj te publiku”.

Për vëllanë e ish-të dashurit të saj Romeo Veshaj, Donaldin, Jonida theksoi se ruan ende marrëdhënie të mira dhe e ka shok.