“Jetojmë si në Bangladesh”, tetovarët ankohen, nuk kanë ujë për pije!

Lagjja  146  në Tetovë vazhdon të jetë pa ujë të pijshëm edhe në këto temperatura të larta. Banorët e kësaj lagje thonë se  ata detyrohen që të mbushin ujë në  vende të tjera, ndërsa edhe pse në këtë lagje u gërmua, përsëri kanë ngelur pa ujë të pijshëm.

 “S’kemi ujë hiq nuk kemi ujë, mbushim andej e këndej,  blejmë ujë për të pirë, do ta shohësh se blejmë ujë për të pirë, se di.”

“Nuk ka vallah, ja s’ka ujë këtu është nuk ka ujë  s’kemi çka bëjmë, mbushim andej e këndej në kojshi s’kemi as çka të bëjmë.”

 “Nuk kemi hiq ujë 30 vite, filluan njëherë po ja e kanë lënë  vetë e shihni 30 vjet kështu  e shihni pa ujë, pa kanalizim, pa asfalt, 30 vjet asnjë parti nuk ka bërë asgjë. E shihni rrinë më këtë nxehtë. Këtu u bë si në Bangalladesh. Ujë nuk ka  kanalizim jo, pllakat e begatonit i rregulluan me ra një shi kaos behët.”

Por i pyetur se qytetarët e kësaj lagje, a do ta kalojnë edhe këtë verë pa ujë, Kasami  ngre supet.

“Nuk mund të garantoj aty për shkak se behët fjalë për procedura juridike  të tenderimit të punëve shtesë të cilët kanë dalë  që pasatja ata të lidhen në sistemin e ujësjellësit.”

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet