Ivanovska: Kontesti mes Prokurorisë dhe Policisë Financiare tregon dobësitë sistematike të institucioneve

Shkup, 10 gusht – Përmes kontestit mes Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion dhe Drejtorisë për Polici Finansiare, dalin në pah dobësitë sistematike në funksionimin e dy institucioneve. Kështu shprehet kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, transmeton Zhurnal.

“Ajo që unë e di edhe për njërin edhe për tjetrin institucion, të gjitha lëndët që vijnë në dy institucionet, nuk ndahet në mënyrë sistematike, në mënyrë elektronike përmes softuerit, por i shpërndajnë personat përgjegjës, njerëzit e parë të institucioneve. Me këtë hapet mundësi për veprim subjektiv të personave përgjegjës, mirëpo krijohet rrezik i madh për korrupsion dhe shantazhe. Kjo duhet të eliminohet”, deklaroi Ivanovska.

Nëse ka ekzistuar qasje sistematike për ndarjen e lëndëve, sipas Ivanovskës, nuk ka mundur të vijë deri te kjo bastisje dhe deri te ky problem.

Ajo tha se edhe në Antikorrupsion qytetarë anonim kanë denoncuar raste, mirëpo të gjitha ato, hyjnë në softuer dhe më tej ndahen nga një palë tek një anëtar i komisionit, nga ana tjetër tek një këshilltar i cili do të punojë me anëtarin.

“Nuk ka asgjë qëllimisht. Gjithçka është zgjedhje e rastësishme ashtu siç është bërë në softuer”, tha Ivanovska.

Sa i përket rastit mes Ruskoskës dhe Muaremit, Ivanovska tha se nuk duhet të përzihet për këtë rast./Zhurnal.mk

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet