Voska Sport përmes faqes zyrtare në “facebook” ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me plotë 10 futbollistë, përcjellë “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për futbollistët, si: Emir Aliu, Hristijan Grozdanoski, Mihajlo Jakimoski, Riste Ilijoski, Altin Lloga, Armend Alimi, Bogdan Velinovski, Darko Razmoski, Goran Trajkoski dhe Igor Panoski, të cilët nuk do i mbrojnë më ngjyrat e skuadrës shqiptare nga Ohri.
Klubi me futbollistët e apostrofuar nuk ka vazhduar bashkëpunimin, ashtu që ata janë të lirë për të kërkuar një sfidë të re në karrierën e tyre.
Voska Sport ka falënderuar që të gjithë për kontributin e dhënë gjatë sezonit të kaluar, kur kjo skuadër arriti që të luaj deri në balotazh, mirëpo disfata nga Tikveshi ua pamundësoi atyre inkuadrimin në Ligën e Parë.
Ditë më parë kjo skuadër në postin e trajnerit emëroi Berat Imerin, ndërsa gjatë ditës së sotme konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Izair Emini. Ditëve në vijim priten emra të rinj te kjo skuadër, që edhe këtë vit synim kryesor do të ketë inkuadrimin në Ligën e Parë. (infOSport.mk)