Ish-deputetja ukrainase duke përdorur një sistem antitank – gazetari i Reuters sjell fotografi nga vija e frontit në rajonin e Kiev

Betejat janë duke vazhduar në të gjithë Ukrainën ndërsa agresioni rus vazhdon.

Dhe fotografi Gleb Garanich i Reuters ka qenë në vijën e parë të frontit në rajonin e Kievit, duke bërë foto të ushtarakëve dhe grave ukrainase, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, ai ndër tjerash ka sjellë edhe një fotografi që tregon Tetiana Chornovol, një ish-deputete e Parlamentit të Ukrainës, e cila tani po përdor një sistem armësh raketash të dirixhuar antitank.

Ndryshe, pamjet vijnë në ditën e 25-të kur ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi “operacionet ushtarake” në këtë shtet evropian. /Telegrafi/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet