PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ish deputeti i PPD-së: Përfaqësimi i shqiptarëve 20 vite pas formimit të BDI-së i jashtëzakonshëm!

Ish deputeti i Partisë për Prosperitet Demokratik, Neim Selmani në një prononcim kushtuar 20 vjetorit të BDI-së, ka thënë se partia e Ahmetit ka bërë avancime të të drejtave të shqiptarëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ai thotë se nga pozita e pasigurtë që kishin shqiptarët në periudhën kur po prishej Jugosllavia, shqiptarët në RMV, janë bërë popull shtetëformues dhe përfaqësojnë vendin në instanca të ndryshme.

“Sigurisht se ka ndryshime jashtëzakonisht të mëdha, shqiptarët janë të përfaqësuar në të gjitha nivelet, mendoj në Qeveri, Kuvend, brenda dhe jashtë shtetit. Në kohën kur shkatrohej Jugosllavia, ishte në pikëpyetje nëse do të ekzsitojmë në këtë shtet ose në tjetër, pastaj kur u stabilizua gjithçka dhe në pushtet erdhi kjo parti, atëherë u pa qartë se kjo parti i mori të gjitha kompetencat. Them kompetencat e përfaqësimit të popullit shqiptar dhe përfaqësimi është jashtëzakonisht i favorshëm”, tha Sellmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 940x400