Pas ndërrimit në mënyrë të fshehtë të bravës dhe “bastisjes” që Sedat Sulejmani dhe njerëzit e tij bënë në zyrat e Social Cultural Space Tetova kanë filluar edhe ironitë dhe talljet me këtë të fundit.

Së fundmi që ka iroznizuar me ish zv.ministrin e Kulturës Sulejmani është gazetari i të përditshmes KOHA, Zenel Miftari.

Nëpërmes një statusi në rrjetet sociale Miftari ka ftuar Sulejmanin dhe njerëzit e tij ti ndryshojnë bravën e shtëpisë sepse siç potencon i është prishur.

“Mu ka prish brava në shtëpi, ftoj ish-zëvendës ministrin e Kulturës që të ma ndërroj bravën”, ka shkruar gazetari, Zenel Miftari.