Instituti Republikan Internacional ka publikuar të dhënat zyrtare nga anketimet e kryera së fundmi me qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Në pyetjen se cili prej poltikanëve nga blloku shqiptar dhe ai maqedonas gëzon përkrahjen dhe besueshmërinë më të madhe, me përqindje më të lartë është votuar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, me gjithsej gjashtë përqind.
Pas Ahmetit me tri përqind përkrahje vjen kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ndërsa në vendin e tretë me dy përqind përkrahje rangohet Ziadin Sela.
Një ndryshim i theksuar diferencues vërehet tek të anketuarit për partitë politike të bllokut maqedonas.
Si politikan më i pëlqyer është cilësuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski me gjithsej shtatë përqind të votave, pasuar nga kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së Hristijan Miskoski me gjashtë përqind.
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski rangohet i treti me pesë përqind si dhe kryetari i Lëvizjes “E majta” Dimitar Apasiev i fundit me tri përqind.


