iPhone-i shpëtoi jetën e britanikut që ra në një gropë në Alpe

Një burrë britanik që merrej me snowboard duhet të falënderoj iPhone-in e tij që i shpëtoi jetën pasi aktivizoi funksionin e tij të sigurisë kur u rrëzua në një gropë në Alpe.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Tim Blakey, 41-vjeçar, ishte duke bërë snowboarding i vetëm jashtë pistës kur papritur u rrëzua në të çarën e fshehur 4.5 metra.

Ai ishte 3,048 metra mbi nivelin e detit dhe me gjasë do të kishte rënë më tej dhe mund të vdiste nëse nuk do të kishte goditur një urë dëbore të vendosur poshtë të çarës.

Fatmirësisht, ai ishte në gjendje të nxirrte iPhone-in e tij – që pothuajse ishte pa bateri – dhe të aktivizonte funksionin e sigurisë emergjente duke klikuar pesë herë butonin e energjisë.

Kjo do të thoshte se pajisja iu drejtuar shërbimeve lokale të urgjencës dhe dha vendndodhjen e tij të saktë.

Sipas Blakey, telefoni i tij ishte me vetëm 3 për qind bateri kur ra në gropën e dëborës.

“Kisha një përforcues baterie në çantën time të shpinës dhe duhej të lëvizja me shumë, shumë kujdes për ta hequr dhe për ta nxjerrë jashtë”, tha ai pas sprovës. /Telegrafi/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet