Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte pjesëmarrës sot në nënshkrimin e marrëveshjes më kompaninë gjermane KIEL e cila do të investoj në projektin e ri nëntë milion euro.

Grubi, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se me këtë do të mundësohet krjimi i rreth 300 vendeve të reja të punës, duke stimuluar kështu investimet kapitale në vend si dhe krijimin e një jete sa më cilësore për qytetarët.

Njoftimi i plotë:

“Investimin e ri të paralajmëruar në Tetovë ditë më parë në seancën e Qeverisë, sot e konkretizuam me nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë gjermane Kiel. Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi përgëzuam udhëheqësinë e kësaj kompanie për gatishmërinë e investimit të rreth 9 milionë eurove që do të mundësojnë hapjen e rreth 300 vendeve të reja të punës. Qeveria mbetet e përkushtuar të stimulojë investimin e kompanive ndërkombëtare në vend për të realizuar synimet e jetës më cilësore.’, shkruan Grubi.