Incidenti në Shkup, Xhaferi i reagon Taravarit: Mënyra e politikbërjes është për keqardhje!

Kryetari i degës së BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të ASH, Arben Taravari, i cili në intervistën për Fokus kishte deklaruar që incidentet në protesta u provokuan nga tifozë të KF Shkupi, transmeton Flaka

“Kryetari i Komunës tonë tani më për disa vite me rradhë po e dëshmon se vetëm me shpifje dhe insinuata e mban të elektrizuar situatën si në qytetin e Gostivarit por edhe në vend në përgjithësi, duke luajtur rolin, herë të Kryetarit, here te Sekretarit, tani nënkryetarit të Partisë, e herë të “strategut”, ndersa tanë kohën të doktorit, ku nuk kursehet nga fjalor i nje “aktivisti” te eksajtuar, duke shfryrë vnerin prej adoleshenti, ku kryesisht në ‘mediat’ në gjuhën maqedonase, akuzon shqiptarët pa fije dëshmije, “se janë burim i së keqës”, shprehet Xhaferi..

Sipas tij, një situat e ngjajshme këto ditë përseritet në Revistën javore “FOKUS”, ku mund ta lexojm akuzën e rradhës, e përkthyer tekstualisht: “Incidentet në protesta u provokuan nga tifo grupet të organizuara nga Artan Grubi”! Ku në brendi te intervistës, në pyetjen: “Deshironi të thoni se gjithë është e inskenuar?”, Taravari përgjigjet: “Definitivisht! …”, dhe vazhdon tu referohet ‘videove’ të ndryshme ku aludon se ata që kanë nxitur apo provokuat turmën janë shqiptar, tifoz të ekipit SHKUPI!

“Për keqardhje është kjo menyrë e politikbërjes, e cila na është katandisur në këtë nivel, që fatkeqësisht neve si politikan të rinjë duhet të merremi edhe me këte ‘mjerim’, sidomos sot, në një kohë kur sfidat e vendit edhe qytetit tonë janë serioze dhe imediate”, përfundon reagimin Xhaferi. Flaka

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet