I shpallur në kërkim prej dy vitesh/ Arrestohet vrasësi i dy kushërinjve në Malësi të Madhe

Policia ka arrestuar Daniel Pepaj, autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Malësi të Madhe. Pepaj prej më shumë se dy vitesh ishte në arrati pasi vrau me armë zjarri dy kushurinjtë Vilson Çetaj dhe Klement Pepaj.

Vrasja u bë pas një sherri mes viktimave dhe autorit për parcelat me kanabis.

Sipas hetimeve, Vilson çetaj akuzonte Daniel Pepajn se i kishte vjedhur 50 kg kanabis. Në sherr u përfshi dhe Klement Pepaj. Më pas dy kushurinjtë dhunuan 25-vjeçarin. Pak ditë më vonë autori qëlloi me dy plumba pas shpine dy të rinjtë duke fshehur edhe trupat e tyre.

Në momentin që policia arriti që të gjente dy trupat, pak metra larg vendngjarjes arriti që të zbulonte edhe parcelat me kanabis.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet