Kreu i Lëvizjes Besa së bashku me miqtë e tij të afërt dhe bashkëpunëtorët e Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu, Fatmir Limani dhe Adnan Azizi ka qëndruar mbrëmë në Zurich të Zvicrës.
Nuk dihet se me çfarë mjete kanë udhëtuar dhe nëse këto shpenzime do të mbulohen nga Komuna e Tetovës megjithatë ajo që vlen të theksohet është se ky takim është “puro” partiak e politik dhe nuk ka lidhje aspak me Tetovën e tetovarët.
Në këtë takim, Kasami siduket i “emocionuar”, ka harruar se është kryetar komune e në vend të numërojë projektet e realizuara ka filluar tu japë zotime e premtimeve bashkëatdhetarëve.
Ai në një njoftim të shkurtër ka njoftuar se në këtë takim, Lëvizja Besa ka zgjedhur kreun e degës për Zvicër.