I nxehti bën të veten në Berlin – alivanosen 28 rekrutë të rinj gjatë ceremonisë së betimit

Shumë nxehtë për të qëndruar të vëmendshëm.

Vapa në kryeqytet ua bëri të vështirë betimin ushtarëve gjermanë gjatë ceremonisë shtetërore.

Rreth 400 rekrutë u rreshtuan në Bendlerblock në Tiergarten për të bërë betimet e tyre në 78-vjetorin e atentatit të dështuar ndaj Adolf Hitlerit.

Por shumë u prekën jashtëzakonisht nga temperaturat dhe u alivanosen, raporton bild.

28 rekrutë patën probleme të qarkullimit të gjakut gjatë ngjarjes dhe u desh të trajtoheshin nga mjekët.

“Të gjithë të prekurit tani janë kthyer tek të afërmit e tyre – ne jemi shumë të lumtur për këtë!”, shkruan Ministria e Mbrojtjes në Twitter në mbrëmje.

Tre prej tyre u dërguan gjithashtu në spitalin e Bundeswehr për trajtim, tha një zëdhënës. /Telegrafi/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet