Shkruan: Blerim Hyseni
Kryetarit të Komunës së Kumanovës për çudi sot iu paska kujtuar se ka një shkollë të mesme në Kumanovë që quhet “Sami Frashëri” e aty mësojnë nxënësit shqiptar!
Para se të akuzosh të tjerët fillimisht duhet të shikosh si je në oborrin tënd. Që kur Kumanova ka një kryetar të këtillë ndajra e qytetit asnjëherë s’ka qenë më e theksuar, asnjëhere ndasi të këtilla të investimeve nuk ka patur.
Para se të akuzoje është mirë të tregoje cilën rrugë e asfaltoi ku jetojnë shqiptarët, cilin kanalizim e ndërtoi në lagjet ku janë shqiptarët, sa është ndarja e pushtetit lokal mes etniteteve ose sic dëshiron ai të thojë mes partnereve të koalicionit.
Derisa për në qytet flasim për rrugët që nuk asfaltohen në lagjet ku jetojnë shqiptarët, investimet në fshatrat me banorë jo shqiptar asnjëherë s’kanë qenë më evidente.
Asnjëherë shqiptarët në Kumanovë s’kanë udhëhequr vetëm me një institucion sic është rasti tani!
Derisa në pjesën ku jetojnë qytetarë jo shqiptar janë rregulluar stadiume për futboll, basketboll, volejboll, tenis e madje edhe park për qenë e maca, në lagjet e shqiptarëve rrugët janë në meshirë të fatit!
Shqiptarët e kanë të qartë vizionin e kryetarit aktual se ku dëshiron ta shpie këtë qytet, por këtë s’do ta lejojnë jo vetëm shqiptarët por edhe etnitetet tjera që jetojnë në Kumanovë!
Prandaj nuk është mirë nga një kryetar Komune të tentohet të tallet me fatin e shkollave shqipe në të cilat nuk ka investuar asgjë, edhe përkundër se taksapagues të Komunës jane edhe shqiptarët!