“Hemofiltrimi”, Qeveria miratoi informacionin e MSH-së për aktivitetet në rastin “Zhan Mitrev”

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi mbrëmë “Informacionin e Ministrisë së Shëndetësisë për aktivitetet e ndërmarra në lidhje me rrëfimin e Laboratorit Hulumtues, transmetuar në programin e Televizionit Kombëtar më 17 korrik 2022”, njoftojnë nga Qeveria.

Sipas Informacionit, më 18 korrik 2022 (e hënë), në Odën e Mjekësisë është dorëzuar një urgjencë në lidhje me kërkesën e paraqitur për kryerjen e mbikëqyrjes eksperte për trajtimin e pacientit Nikolla Brezev (si pjesë e rrëfimit) nga 27 shtatori i vitit 2021, dhe në bazë të nismës së dorëzuar për mbikëqyrje profesionale nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH).

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar Qeverinë se nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) është kërkuar që të bëjë një kontroll të jashtëzakonshëm në Spitalin klinik “Zhan Mitrev” në Shkup lidhur me zbatimin e dispozitave të raportimit të detyrueshëm dhe të infeksioneve intraspitalore si zbatimi i dispozitave nga Ligji për evidencat në fushën e shëndetësisë si dhe mbikëqyrja e plotë inspektuese sipas kompetencave ligjore të Inspektoratit. Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kërkuar edhe raport për inspektimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme të kryera në spitalet private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën e vitit 2019 deri në korrik të 2022.

“Nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore MALMED, si institucion kompetent në pajtim me Ligjin për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore për procedurën e kryerjes së testeve klinike për barna/pajisje mjekësore, është kërkuar që të bëjë inspektim në aspektin e respektimit të dispozitave të Ligjit për zbatimin e provave klinike për aplikimin e hemofiltrimit në trajtimin e pacientëve me KOVID-19”, njoftojnë nga Qeveria.

Nga aty bëjnë me dije se më 19 korrik 2022 ISHSSH ka dorëzuar raportin për inspektimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme të kryera në spitalet private për periudhën e vitit 2019 deri në korrik të 2022, sipas të cilit në periudhën aktuale janë bërë 45 inspektime të rregullta dhe 52 të jashtëzakonshme në gjithsej 12 spitale private në shtet, gjatë të cilave janë dhënë 11 vendime për mangësi të konstatuara në kompetencë të inspektoratit.

“Më 20 korrik 2022 është formuar komision për kryerjen e mbikëqyrjes së ekspertëve, dhe lidhur me aplikimin e metodës së hemofiltrimit në trajtimin e pacientëve me KOVID-19 në Institucionin shëndetësor privat “Spitali klinik Zhan Mitrev”, Shkup. Në periudhën e ardhshme, Ministria e Shëndetësisë do të analizojë raportet e pranuara, pas së cilës do të ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme në përputhje me kompetencat ligjore”, njofton Qeveria.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet