Haraçina/ Saliu ia mbyll gojën Hajredinit: Më mirë hesht, ashtu jemi mësuar të të shohim

Gazetari i Televizionit Klan Maqedoni, Furkan Saliu  nëpërmes një statusi në rrjetet sociale është kapur me ish ministrin e financave të kohës, Xhevdet Hajredini i cili së fundmi ka kritikuar Bekteshin për shkak se gjeti zgjidhje të problemit me energjinë në Haraçinë.

Saliu ka thënë se Hajredini në kohën e tij e ka pas pozitën më të fuqishme në shtet dhe se ka zgjedhur të heshtë në kohën kur pikërisht ka mundur ta ngrit zërin që Haraçina të zhvillohet njësoj si zonat tjera.

Saliu tutje ka thënë se një ekonomist, një ish ministër i financave duhet ti dijë mirë rrethanat se si erdhi në këtë situatë një fshat si Haraçina.

Ka edhe një sugjerim për ish ministrin Hajredini.

Statusi i plotë:

Në kohën kur ky “zotnia” e ka pas pozitën më të fuqishme në shtet, kur ka mundur ta ngrit zërin që Haraçina të zhvillohet njësoj si zonat tjera ai vendosi të heshtë dhe ti shfrytëzojë të mirat që ia dha pushteti duke e ditur se në çfarë gjendje është populli i tij.

Ai ka heshtur edhe kur shqiptarin e Haraçinës nuk e kanë lënë rehat në shtëpinë e vet.

Në pronën e vet, djali i ri u mbulua i gjallë me dheun që prindi i tij e ka përdor me ndërtu murin e shtëpisë, e edhe atëherë ky zotnia vendosi të heshtë.

Një ekonomist, një ish ministër i financave duhet ti dijë mirë rrethanat se si erdhi në këtë situatë një fshat si Haraçina, ama ky edhe kur shkruan diçka, shkruan që ti pëlqej rrethit të ngushtë me të cilët e pi kafen te Aleksandar Palace.

Hapi sytë zotëri, dil prej kafazit në të cilin je futur prej viteve të 90-ta. Shko në Haraçinë, fol me banorët, dëgjoi dhe pastaj shkreto.

Shëtit nëpër shkollat e mesme të qytetit, interesohu se prej cilit fshat vijnë nxënësit më të mirë.

Shko edhe te klubet sportive dhe pyet për sportistët që vijnë nga Haraçina.

Ose më mirë hesht! Hesht se ashtu jemi mësuar të shohim, të heshtur.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet