Dy ditë më parë në Bruksel Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria hapen negociatat për anëtarësimin në BE.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e hapjes së negociatave për aderim në BE theksoi se vendi pas 17 vitesh pritje filloi procesin e negociimit, u hapen perspektiva të reja për shtetin dhe qytetarët, dhe dalëngadalë por sigurt i bashkohen familjes së madhe evropiane.
Nga ana tjetër Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se populli shqiptar kurrë nuk u dorëzua dhe sipas tij kurrë nuk reshti së ëndërruari ndjekjen e udhëtimit evropian.
ZV/kryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi u shpreh se është një ditë historike për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për arsye se pas 17 vjet pritjeve, Maqedonia e Veriut përfundimisht i nisi negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian., përcjell TS.
Ministri i Punnëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u shpreh se 19 Korriki i 2022 është data që e kanë pritur gjenerata të tëra. 17 vite pritje për të filluar fazën e fundit të integrimit të Bashkimit Evropian.
Analistët, Mersel Bilalli, Xhelal Neziri dhe Driton Zenku në një intervistë për TS, theksojnë se hapja e negociatave me BE-në është një arritje e madhe për Maqedoninë e Veriut, ku sipas tyre, Maqedonia e Veriut shumë shpejtë do ti përmbush kushtet për tu antarësuar në BE. /TS/