Mbrëmë, së bashku me Zëvendës Kryeministrin e Qeverisë z.Artan Grubi, Shefin e Shtabit Zgjedhor të Degës së Çairit z.Suat Alija, zëvendës ministrin e punëve të brendshme z.Nazim Bushi, kandidatin për deputet në Njësinë Zgjedhore 1 Doktorin e nderuar z. Ilir Hasani, si dhe nënkryetarin e Degës së Çairit z.Nazif Bushi, kishim nderin të marrim pjesë në hapjen e shtabit kryesor të Këshillit Vendor “6 Nëntori”, ku u mirëpritëm nga aktivistë e qytetarë të shumtë të kësaj lagje të Çairit.
Përkrahja e fuqishme dhe sihariqi i fitores së madhe me 24 prill, përkatësisht me 8 maj, fillojnë nga ky këshill vendor i Degës së Çairit. Të gjithë konfirmuan përkrahjen dhe i qëndrojnë mbrapa platformës së Presidentit të ardhshëm z.Bujar Osmani, si dhe politikave të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Fitorja është e pashmangshme!
#Bujar4President
#JORusisëPOEuropës
#FrontiEuropian


