Hamdi Sulejmani ia tregon Bilall Kasamit se si mbrohet Tetova (VIDEO)

Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” sot përmes një aksioni publik, njoftoi se nga një pjesë e rrogave të dy këshilltarëve të tyre kanë shkuar për donacion të 50 shportave të mbeturinave të cilat do vendosen në qytet.

Ky aktivitet dhe ky donacion është shembull se si mbrohet Tetova duke i treguar Bilall Kasamit se Tetova mbrohet dhe mund të ndihmohet.

“Prezantuam se të gjithë rrogat tona që do i marrim do i dhurojmë për të mirën e qytetit dhe organizatave të cilat punojnë për të. Dy muajt e parë i dorëzuam organizatës joqeveritare e cila merret me mbrojtjen e viktimave nga dhuna ndaj grave, dy rrogat tjera i dorëzuam për aktivitete humanitare- iftare dy rroga tjera i dorëzuam për bursa, organizatës Penda dhe njëkohësisht dy rroga tjera i kemi dhuruar për shportat të cilat i prezantojmë sot. Shportat janë nga metali të cilat do të montohen në qytet, është faza e parë dhe më pastaj do vazhdohet me fazën e dytë dhe më tej nga të ardhurat të cilat do i kemi në këshillin e ardhshëm”, tha Hamdi Sulemani

Nga ana tjetër edhe pse nisma “Më mirë për Tetovën”,  vazhdon të mbrojë Tetovën  Bilall Kasami ende nuk ka paguar punëtorët e NPK-ës të cilët me muaj skanë marrë rroga dhe nuk janë paguar shërbimet shëndetësore. /TS/

https://www.facebook.com/watch/?v=464735855236081

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet