Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është takuar sot në Moskë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pavarësisht kritikave të krerëve ukrainas që ai bënë me dije se nuk ka shkuar atje që të flet në emrin e tyre.

Guterres vizitën e tij të parë në kryeqytetin rus e realizoi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, dhe theksoi se është në kërkim të gjetjes së një mënyre për “zgjedhje paqësore” dhe atë sa më shpejtë të jetë e mundur, transmeton Telegrafi.

“Jemi shumë të interesuar të gjejmë një mënyrë për të krijuar kushtet për dialog efikas, të krijojmë kushte për armëpushim dhe arritjen e një marrëveshje paqësore”, tha Guterres.

“E di që kemi interpretime të ndryshme lidhur me atë çfarë po ndodhë në Ukrainë. Por kjo nuk e kufizon mundësinë që të zhvillohen bisedime, dhe jemi duke punuar shumë që të zvogëlohen vuajtjet e njerëzve”, shtoi ndër tjera Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. /Telegrafi/