Zëvendëskryeministri i parë duke folur për aktualitetin politik dhe kërkesën për zgjedhje të parakohshme ka thënë se vendit nuk i duhen zgjedhje të parakohshme dhe ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim e mbështet fuqishëm strukturën qeveritare dhe tha se partia e Ahmetit është që zgjedhjet parlamentare të mbahen së bashku me ato presidenciale.
“BDI-ja e mbështet fuqishëm këtë Qeveri, sipas BDI-së zgjedhjet duhet të mbahen në vitin 2024 së bashku me ato presidenciale. Qytetarëve nuk ju duhen aventura të zgjedhjeve sepse ato u duhen agjendave për destabilizim. Qytetarëve u duhet stabilitet dhe parashikueshmëri”, ka deklaruar Grubi.