Zëvendës kryeministri Artan Grubi i ftuar special në kongresin e PS-së si përfaqësues nga RMV-ja ka deklaruar se zëri i bashkuar i shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë palca kurrizore e frymës euro-amerikane të rajonit tonë, njofton indeks.mk
“Me qasje konstituive dhe thelbësore në formimin e prioriteteve strategjike të vendeve tona për rajonin dhe për përfaqësimin e rajonit në politikat e integrimit të plotë. Në çdo projekt të bashkëpunimit rajonal, njëri nga ne, është së paku vet i treti, e në raste edhe vet i katërti, dhe rrjedhimisht asnjë vendim për tërësinë e rajonit dhe gjashtëshen e Ballkanit perëndimor nuk merret dot pa pajtueshmërinë tonë andaj dhe nuk duhet ti druhemi iniciativave dialoguese dhe bashkëpunuese”, tha Grubi.
Ai potencoi se tashmë është e qartë se secili nga vendet tona ka dhe veçoritë e veta, por në këtë kontekst por nënvizoi se koordinimi institucional dhe kombëtar ose këshillimet permanente si ky i sotmi janë më se të domosdoshme.
“Para se të shtrohen qëndrimet tona para institucioneve të BE-së ose subjekteve tjera rajonale dhe ndërkombëtare. Megjithatë, për ne, integrimi evropian është e vetmja alternativë. Alternativë tjetër nuk ka as Bashkimi Europian, përveç se ta integrojë rajonin urgjentisht”, deklaroi Grubi./indeks.mk/