Grubi: VMRO-ja parti anti evropiane, dëshiron vetëm mjaltën e pushtetit!

Duke debatuar e replikuar me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka thënë se VMRO-DPMNE-ja ka doktoruar për korrupsion.

Sipas Grubit VMRO-ja dëshiron të vijë në pushtet sepse e dinë më mirë se ku është mjalti për të futur duart e tyre dhe jo për të ndihmuar Maqedoninë në rrugën drejtë Bashkimit Evropian.

Grubi mes tjerash tha se baballarët e VMRO-së janë Mijallkov dhe Gruevski.

“Këta fëmijët e Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gruevskit… Ata janë baballarët tuaj. Keni frikë ta shikonit në sy. VMRO-DPMNE është nënë, baba, gjysh, gjyshe, ka doktoruar për korrupsion. Vjedhja nga dita e parë deri në të fundit. Dhe kjo është arsyeja pse ata e dinë më mirë se ku është mjalti për të futur duart e tyre. Dhe ata duan të vijnë në pushtet, jo për të ndihmuar Maqedoninë të bëhet anëtare e BE-së, por për mjaltë. “Çdo kleptoman shikon kleptomanët e tjerë, çdo hajdut shikon çdo hajdut tjetër”, tha Grubi.