Grubi: Vlerësoj se edhe tek VMRO ka deputet që do të përkrahin integrimin e vendit në BE

Duke folur më tej mbi rrugën e vendit në Bashkimin Europian dhe përfshirjen e ASH në Qeveri, Grubi tha se ASH-së do i japim të ardhme europiane. Shtet të integruar në BE ashtu siç ja dham shtetin e integruar në NATO. Shtet ku ka sundim të ligjit, ku ka vetting, ku ka ligj e rregulla. ASH do ti përkrah këto kritere dhe përpjekje.

ASH-së do i japim të ardhme europiane. Shtet të integruar në BE ashtu siç ja dham shtetin e integruar në NATO. Shtet ku ka sundim të ligjit, ku ka vetting, ku ka ligj e rregulla. ASH do ti përkrah këto kritere dhe përpjekje. BDI nuk bën pazare tregu me ministri e drejtori por po flasim për ide. Nëse ka kapacitete ndarja e pushtetit është problematika më e vogël. BDI ka synim të rehatoj vendin e qytetarin”.

Më tej Grubi thotë se janë të nevojshme 80 vota për ndryshimin e Kushtetutës.

Shumica parlamentare është stabile me 64 vota në favor të shumicës parlamentare nga 120 sa ka gjithsej. Nuk rrezikohet shumica edhe nëse nuk ka zgjerim koalicioni, por jemi duke folur për ndërtimin e një fronti pro-evropian. Kemi nevojë për 80 vota për realizimin e frontit pro-evropian. Nuk mjafton vetëm ASH, por duhet edhe BESA, edhe VMRO sepse vlerësoj se edhe atje ka deputet që do të përkrahin integrimin e vendit në BE”.

Duhet hapur debat me shoqërine civile, mediat, fakultetët juridike, partitë politike të shohim se çka duhet të ndryshohet në kushtetutë, sqaron më tej Grubi.

Kushtetuta shpesh herë është burim krize për disa çështje, Gjykata kushtetuese duhet te ketë ligj për gjykatën kushtetuese. Duhet hapur debat me shoqërine civile, mediat, fakultetët juridike, partitë politike të shohim se çka duhet të ndryshohet në kushtetutë. Jam ithtarë i një debate të këtillë dhe e kam diskutuar edhe në koalician këtë temë. Duhet patur një kushtetutë barazie dhe që i përputhet vitit 2022”.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet