Grubi uron Abazoviçin: Kapitullin e bashkëpunimit miqësor me Malin e Zi nga sot do ta vazhdojmë me Dritanin

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sot ka uruar Dritan Abazoviçin me rastin e zgjedhjes së tij si kryeministër i Malit të Zi. Grubi në urimin e tij shkruan se nga sot bashkëpunimi miqësor me Malin e Zi do të vazhdojë me Dritanin.

Ja urimi i Grubit:

Shumë i lumtur sot për Dritanin, por edhe për Malin e Zi që zgjodhi frymën euro-amerikane në këto kohëra të vështira dhe të paparashikueshme.

Kapitullin e bashkëpunimit miqësor me Malin e Zi nga sot do ta vazhdojmë me Dritan Abazoviçin si kryeministër të vendit mik, të cilit i shpreh sot urimet e mia të sinqerta dhe suksese, shëndet e mbarësi në misionin e ri.

Me Dritanin, mbetemi të përkushtuar që bashkërisht të vazhdojmë rrugën e zhvillimit dhe integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=539293414226848&set=a.262689908553868

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet