Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka ftuar të gjithë futballdashësit që sonte ta përkrahin F.C. Shkupin në ndeshjen kthyese kundër Shamrock Rovers që zhvillohet në stadiumin e qytetit.
“Ashtu siç kemi qëndruar fuqishëm në përkrahje të klubit tonë në çdo sfidë dhe histori suksesi, le të vërshojmë tribunat e stadiumit të qytetit në Shkup për t’ju dhënë zemër djemve tanë për një fitore të madhe”, ka shkruar Grubi.
Kujtojmë, ndeshja e parë në Irlandë ka përfunduar në favor të Shamrok-ut, Shkupi ka mission për të rikthyer rezultatin.