Zëvendëskryeministri i parë I RMV-së, Artan Grubi është takuar me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës znj. Kate Marie Byrnes, takim në të cilin sipas Zv.kryeministrit të parë, Grubi u diskutua për për sigurinë e vendit të formalizuar me anëtarësimin tonë në NATO dhe stabilitetin e rajonit.
Grubi ka thënë se me znj. Byrnes ka diskutuar edhe për procesin e dialogut me Bullgarinë dhe qasjen konstruktive të RMV-së, masat e ekonomike të ndërmarra nga Qeveria dhe korridorin 8-të që pritet të fillojë të ndërtohet.
“Njoftova ambasadoren Byrnes për rrjedhën e dialogut me Bullgarinë dhe qasjen tonë konstruktive për të zhbllokuar sa më shpejtë rrugën e integrimit, për masat e ndërmarra ekonomike në mbrojtje të standardit jetësor të qytetarëve nga kriza globale ekonomike dhe energjetike, si dhe për Korridorin 8 që pritet të fillojë të ndërtohet në mes të këtij viti nga kompania e mirënjohur amerikane Bechtel Enka. Bashkëbisedimin tonë e përfunduam duke dënuar agresionin rus në Ukrainë me ç’rast shpreha gatishmërinë e Qeverisë së vendit për të mirëpritur ukrainasit që do të kërkojnë strehim në vendin tone”, deklaroi Grubi.