Grubi: Sot po ia shohim sherrin koalicionit ASH-VMRO-Levica-Besa

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi nga Tetova ka thënë se koalicionit, Levica, BESA, ASH VMRO të bërë më 5 nëntor të vitit të kaluar sherrin po ia shohim sot.

Ai tha se kjo që ndodhi sonte në Shkup është rezultat i koalicionit të lartë përmendur.

Shtoi se politika është profesion i rëndësishëm dhe jo lojë për axhami.

“Më 5 nëntor të vitit të kaluar të gjithë ju ishit dëshmitarë të një fotografie, fotografi e bërë në zyrat e Kuvendit të një koalicioni të ashtu-quajtur, shumicë e re, 61. I shihni pasojat sonte të asaj fotografie. E shihni ça po ndodh sonte në Shkup, apo dje në Shkup? Politika është profesion shumë serioz. Politika nuk është për axhami. Ai koalicion i pesë nëntorit të vitit të kaluar ja shohim sherrin sonte. Kur jemi në prag të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Që është synim absolut i të gjithëve”, tha Grubi.

Paraprakisht tha se BDI-ja është partia më serioze dhe me jetëgjatësinë dhe suksesin më të madhë tek shqiptarët.