Grubi: Shkolla në Bllacë para përfundimit, dhe një premtim i përmbushur, edhe një obligim i realizuar

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se tashmë shkolla fillore në Bllacë është nga fundi dhe se shumë shpejt nxënësit do të mësojnë në ambiente dhe kushte moderne.

Edhe një premtim i dhënë po bëhet realitet!

Nxënësit e Bllacës së shpejti do të fillojnë procesin edukativo – arsimor në vendbanimin e tyre, pasi drejt përfundimit janë punimet për ndërtimin e shkollës së tyre fillore.

Investimi në krijimin e infrastrukturës adekuate shkollore për arsim cilësor në çdo vendbanim është parakusht i rëndësishëm i të ardhmes së zhvilluar të vendit tonë.

https://facebook.com/100044385821029/posts/544627217026801/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet